Një ndër mbushësit kryesor të buxhetit të shtetit është edhe Dogana e Kosovës.
E ky Institucion duket se për vete është furnizuar me vetura të reja.
Madje të 4 automjeteve të llojit Toyota të prodhuara në vitin 2019 u ka bërë edhe sigurimin, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyratre të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se sigurimi i këtyre katër automjeteve i ka kushtuar afër 5 mijë euro.

Saktësisht kontrata me titull ‘Sigurimi i 4 automjeteve “Toyota Rav4 Benzin Hibrid kubikazha 2.5 cm3, me vit te prodhimit 2019’, i ka kushtuat Doganës plotë 4.947,28 euro, rreth 50 euro më pak sesa vlera e parashikuar e kontratës.
Ndërsa fituese ka dalë kompania e sigurimeve “ILLYRIA” SH.A .
Ky Operator Ekonomik ishte edhe i vetmi që kishte aplikuar për këtë tender./arbresh.info/

Stacioni i Autobusëve shpall tender për ‘fshirje dhe larje të hapësirave’
Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” për vrasjen e I...
Sot varroset Faruk Isufi, i cili u vra tragjikisht nga vëlla...
Shemben dy ndërtesa në Stamboll, autoritetet nisin operacion...
Kurti ka pranuar një mori urimesh për fitoren në zgjedhje dh...
Katar, 6 të vdekur pas rrëzimit të helikopterit ushtarak