Me të madhe po shfrytëzohet e drejta e mundësuar nga Qeveria e Kosovës për të tërhequr 10% nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Deri në orën 19:50 kanë aplikuar mbi 156 mijë qytetarë, shkruan portali arbresh.info
Pas problemeve të shumta që pati ueb faqja e hapur nga Trusti, duket se me adresën e re qytetarët po arrijnë të aplikojnë.

Por ka pas të shumtë që janë ankuar se po u shfaqet “Gabim i papritur” kur po aplikojnë.
Lidhur me këtë Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës thonë se është problemi tek bankat.
LEXO EDHE: Gabim i papritur, problemi i disave që po aplikojnë në Trust – Arbresh.info
Nga Trusti thonë se llogaritë bankare nuk po mund të konfirmohen ose mungojnë nga listat që kanë marrë.
Për këtë gjë kanë kontaktuar edhe bankat që t’u vijnë në ndihmë.
Lidhur me këtë pritet gjatë ditëve në vijim të rregullohet./arbresh.info/
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...