Ndërtimi i një ure dhe kubëzimi i disa rrugëve në fshatin Kukë të komunës së Dragashit do të kushtoj 15 mijë euro.
Në përshkrimin e shkurt të kontratës jepen detaje për tenderin.
“Paramasa dhe parallogaritja në ndërtimin e urës në qendër të fshatit dhe kubëzimi i rrugëve. Punët e kubëzimit të rrugëve lokale – L=57.34m + L=50.91m + S=90m² . Si dhe elemente tjera të specifikuara në dosjen e tenderit”, thuhet në njoftim.
Tashmë edhe është dhënë tenderi për kryerje të këtyre punimeve, shkruan arbresh.info.

Grupi i Operatorëve Ekonomik që edhe është shpallur fitues ‘ ALBA CONSTRUKSION SH.P.K.; Multi Business Group SH.P.K’ ka ofruar çmimin prej 14 850,29 euro.
E punimet planifikohet të përfundoj për 2 muaj. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Aty thuhet gjithashtu se për këtë tender kanë dërguar ofertat e tyre edhe katër kompani të tjera.
Të gjitha kanë ofruar çmime të më të larta sesa kompania fituese.
“Grupi i Operatorëve Ekonomik ALBA CONSTRUKSION SH.P.K.; Multi Business Group SH.P.K. – 14 850,29€, grupi i Operatorëve Ekonomik N.N.SH. REAL ; N.T.N.P. ILVA Sh.p.k. – 17 761,81€ , Seticommerc SH.P.K. – 17 818,68€, EBK SH.P.K. -18 156,57€, N.N. BRRUTI ING – 19 798,14€”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në kr...
Ahmeti: Kuvendi i LDK-së shqyrton vetëm dorëheqjen e Abdixhi...
Grabiten një këmbimore në Pejë, arrestohen dy të dyshuar në ...
Abdixhiku para Kuvendit të LDK-së: Sot, me demokraci e përca...
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...