Administratës Tatimore e Kosovës ka njoftuar se për katër muajt e parë të këtij viti është duke shënuar trend shumë pozitivë në inkasimin e të hyrave, ku ky trend i inkasimit ka tejkaluar edhe pritshmërit që ATK ka pasur për periudhën janar-prill 2021.
Sipas ATK, gjatë kësaj periudhe, ka inkasuar 201.3 milionë euro tatime, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë rritje për 37.2% apo 54.6 milionë euro më shumë, ndërsa në krahasim me planin kanë inkasuar 15.8 milionë euro më shumë ose 8.6%.
“Bazuar në trendin e të hyrave nëpër muaj, pritet që të kemi realizim të planit të të hyrave edhe për muajt në vijim. ATK inkurajon gjithë tatimpaguesit që të deklarojnë dhe paguajnë obligimet e tyre tatimore, sepse vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të jetë në gjendje të përballet me sfidat e zhvillimit ekonomik dhe pandemisë COVID-19”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj