Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronimëve.
Në këtë takim është diskutuar për situatën në të cilët ndodhet sektori i gastronomisë, e cila ka pësuar goditjen më të madhe si shkak i pandemisë COVID-19.
“Prita sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, me të cilët diskutuam për situatën e vështirë në të cilën ndodhet sektori i gastronomisë, që ka pësuar goditjen më të madhe si pasojë e pandemisë, ku fatkeqësisht edhe një numër i madh i punëtorëve kanë humbur vendet e tyre të punës”, ka shkruar Reçica.
Ai po ashtu thotë se shprehu gatishmërinë për MPMS për të mbështetur këtë sektor.
“Përfaqësuesve të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës i shpreha gjithë gatishmërinë time dhe të MPMS-së për të mbështetur parezervë sektorin e gastronomisë, brenda mundësive ligjore që kemi”, ka shkruar ai./Arbfresh.info/
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga
Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njoft...
Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë