20 pako me gjëra ushqimore i ka dhuruar sot Oda Ekonomike e Kosovës për Komunën e Prishtinës, e të cilat do të shpërndahen tek qytetarët që kanë nevojë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se numri i familjeve që po kërkojnë ndihmë po rritet.

“OEK e ka shprehur dëshirën e saj që përmes anëtarëve të saj, kanë shprehur dëshirën për t’i ndihmuar qytetarët që janë në nevojë. Po mundohemi që ti ndihmojmë njëri tjetrit, pasi që numri i familjeve që kanë nevojë po rritet. Në Prishtinë janë 1 mijë e 600 me asistencë sociale, vetëm nga thirrjet që kemi pranuar ditëve të fundit edhe rreth 500 familje kanë nevojë për gjëra ushqimore bazë. Intervenimi në ekonomi tashmë duhet të jetë sociekonomik, por duhet të jetë edhe ekonomik sepse bizneset janë motori jonë”, tha ai.
Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se bizneset që i përfaqësojnë kanë probleme të mëdha.
“Kjo është mesazh edhe simbolik edhe përmbajtjesor. Duke filluar me komunën e Prishtinës ne po duam të tregojmë se po duam ti ndihmojmë të gjitha ato familje që janë prekur nga pandemia. Është mesazh edhe për qeverinë që të koordinohen që të veprohet shpejtë me masa. Pakot janë me gjëra bazike dhe të cilat janë nga këto komapni. Keminstartuar me 200 pako, ne besojmë se kjo ështs simbolike por e rëndësishme për familjet në nevojë”, tha ai.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja