Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi për rastin e vrasjes së argjentinases

13:03 | 22 Qershor 2026
E.K

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Apelit ndaj Endrit Nikës, i cili në shkurt të këtij viti u dënua nga Gjykata Themelore me 18 vjet burgim për vrasjen e të dashurës së tij, shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray.

Rasti tashmë po shqyrtohet në shkallën e dytë të gjyqësorit, ndërsa vendimi i Apelit pritet të bëhet i ditur në ditët në vijim.

Ndërkohë, avokati mbrojtës i Nikës, Tomë Gashi, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj pronarit të objektit dhe djalit të tij, të lidhur me hotelin ku ndodhi ngjarja tragjike.

Sipas Gashit, përgjegjësia për rastin nuk qëndron te klienti i tij, duke pretenduar se objekti ku ndodhi ngjarja ka funksionuar si hotel pa lejet e nevojshme dhe se fillimisht ishte i regjistruar si objekt banesor. Ai kërkoi që këto rrethana të merren parasysh gjatë shqyrtimit të çështjes në Apel.