Google ADS

Ngritët aktakuzë ndaj stafit mjekësor të Spitalit të Pejës për rastin e foshnjës së vdekur që u fut në lavatriçe

16:18 | 15 Prill 2025
E.H

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj stafit mjekësor të Spitalit të Pejës për rastin e njohur si “foshnja e pajetë ishte futur në lavatriçe”.

Rasti në fjalë kishte ndodhur më 13.12.2022 në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, përcjell Arbresh.info.

“Lidhur me këtë rast nesër me datë 16.04.2025, nga ora 09:30, është caktuar të mbahet shqyrtimi fillestar në Gjykatën Themelore të Pejës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale