Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë pritet që të mbahet nesër konferencë për ecurinë e çështjes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Seanca pritet të fillojë nga ora 09:00 me 45 minuta vonesa në transmetim ashtu siç ndodhë zakonisht.
Ndryshe, sot në Hagë ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 122-të i cili mban kodin W04491 në këtë proces gjyqësor dhe ky ishte dëshmitari i fundit për këtë javë.
Veç kësaj në një pjesë të seancës, mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati, Luka Mishetiq kërkoi që të konfirmohet që dëshmitari nuk po komunikon me askënd gjatë pushimit madje as me ndonjë këshilltar.
Kryegjyqtari tha se do të informohen dhe do të përditësohet mbrojtja e Thaçit lidhur me këtë çështje.
Ndërsa, prokurori James Pace tha se këshilltari që merrej me dëshmitarin është kthyer të premten në shtëpinë e tij.
“Këshilltari në fjalë është kthyer të premten në shtëpinë e tij të paktën me sa kemi ne dijeni”, tha Pace./BetimipërDrejtësi
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...