Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazlizt dhe Hajredin Kuçit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar që parasheh shtimin e një forme përgjegjësie për Thaçin.
Lidhur me këtë, Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka thënë se janë shqetësuar për ndryshimin që është bërë nga ZPS-ja, sipas tyre, ndaj Thaçit dhe të tjerëve, “pretendohet për një formë të re të përgjegjësisë penale, kinse për ‘shtytje’ në pengimin e personave zyrtarë”.
Në reagimin e tyre thuhet se ky veprim dëshmon qartë vazhdimin e një qasjeje të padrejtë dhe të njëanshme ndaj figurave kryesore të luftës çlirimtare dhe shtetformuese të Kosovës.
“Përfshirja e z. Thaçi në një çështje që nuk ka asnjë lidhje me akuzat e mëparshme për të cilat po mbahet në paraburgim, është tregues se synimi nuk është drejtësia, por zgjatja e procesit dhe njollosja e qëllimshme e figurave që përfaqësojnë simbolin e rezistencës dhe lirisë së popullit tonë”, thuhet në reagim.
“Është më se e qartë se Gjykata Speciale, që nga themelimi i saj, ka funksionuar si një mekanizëm politik, i cili nuk ka për qëllim ndarjen e drejtësisë, por selektimin e saj. Kjo gjykatë është shndërruar në një instrument të padrejtësisë ndërkombëtare, ku veprimet e saj janë shpesh të motivuara politikisht dhe në kundërshtim me parimet themelore të së drejtës penale”, thuhet më tej në reagim.
Ndër tjera, OVL UÇK fton opinionin publik, institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të reflektojnë mbi verpimin e ZPS-së./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Prokuroria dorëzon aktakuzën e ndryshuar në çështjen e Thaçit kundër administrimit të drejtësisë
Vuçiqi paralajmëron zgjedhjet e parakohshme
Policia njofton për një vdekje të dyshimtë në Leposaviq, një...
Kurti: Jeta e Kiçinës dhe Halilajt u shenjua si luftëtarë të...
Bulliqi sërish kandidat për kryetar të Podujevës
Simone Inzaghi kërcënon të lërë në hije finalen e Ligës së K...
Alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës, evakuohen...