Këshilli Prokurorial i Kosovës gjatë mbledhjes së mbajtur sot ka anuluar procesin e rekrutimit të prokurorëve.
Në këtë takim, KPK-ja ka marrë edhe tri vendime të tjera në mesin e të cilave ishte edhe autorizimi i kryesuesit të këtij këshilli, Ardian Hajdaraj, që në emër të institucionit të nënshkruajë Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Këshillin e Lartë të Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë.
Qëllimi i saj bëhet e ditur se është avancimi i koordinimit institucional dhe shkëmbimit profesional ndërmjet dy institucioneve homologe.
Anëtarët e Këshillit poashtu u njoftuan për arritjen e moshës së pensionimit nga një prokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli vendosi që emri i prokurorit Slobodan Bakiq t’i procedohet Presidentes së Republikës së Kosovës për lirim nga detyra, theksohet në njoftim.
Në takim, Këshilli trajtoi një ankesë disiplinore dhe vendosi që lënda t’i referohet Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve për vlerësim të mëtejmë, në pajtim me procedurat disiplinore dhe standardet e vlerësimit profesional.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...