Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që Isni Kilaj të mbetet në paraburgim, duke refuzuar propozimin e mbrojtjes së tij për lirimin me kusht.
Ky urdhër u dha nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot gjatë paraqitjes së parë të Kilajt, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Prandaj, pasi kam marrë parasysh të gjitha parashtrimet e palëve, vendos që z.Kilaj të mbetet në paraburgim. Arsyet e paraburgimit janë të njëjta si ato të përcaktuara në vendimin për lëshimin e fletarrestimeve të cilat duhet të lexohen së bashku me këtë urdhër gojor”, tha gjyqtarja.
Masselot tha se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Kilaj mbanë përgjegjësi penale për të cilat u informua sot në fillim të seancës.
Ajo tha se Kilaj përbën rrezik të arratisjes dhe pengim të ecurisë së procesit e po ashtu t’i përsërisë veprat penale. Ndërsa, asnjë prej kushteve të propozuara nga ana e mbrojtjes sipas gjyqtares nuk janë adekuate për uljen e këtyre rreziqeve.
Familjarët e Isni Kilajt, përmes avokatit të tij, Iain Edwards i kanë propozuar Gjykatës Speciale 40 mijë euro dorëzani për lirimin e Isni Kilajt, i cili po akuzohet për tentim të ndikimit mbi dëshmitarët
Bëhen homazhe te varri i ish-presidentit Rugova
LVV sot mban tubim me gra në Besianë
Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas një dite të gjatë
Pacolli në Mitrovicë viziton një fabrikë të shtypit dhe shpr...
Hamza: 100 euro në muaj subvencionim për familjet që regjist...
Bëhen homazhe te varri i ish-presidentit Rugova