Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.
Në njoftim thuhet se të dyshuarit E.Xh dhe K.Xh me datën 23.02.2024 në fshatin Ratkoc të Rahovecit kanë hyrë në një shtëpi, dhe të njëjtit kanë sulmuar dy viktima dhe kanë vjedhur para, shkruan Arbresh.info
“Sipas pikës I të dispozitiv të aktakuzës ndër tjera cekët se më datë 23.02.2024, në fshatin Ratkoc, K. Rahovec, të pandehurit E.Xh., dhe K.Xh., të marrur vesh ndërmjet vete duke i ndarë edhe rolet bashkë dhe me N.N., persona me qëllim përfitimi të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër kanë shkuar rreth orës 03:00 në shtëpinë e të dëmtuarit M.M., hyjnë brenda, shkojnë tek dhoma e gjumit ku po flinte i njëjti, në atë mënyre të pandehurit të maskuar me përdorim të forcës dhe me kanosje serioze të armës automatike llojit AK-47, sulmojnë jetën dhe trupin e të dëmtuarit M.M., dhe bashkëshortes së tij N.M., ashtu që në atë mënyrë të dëmtuarit M.M., i kërkojnë para duke e goditur me mjete të forta në koke dhe trup dhe e godasin po ashtu të dëmtuarën N.M., duke ua marrë nga qafa me force zinxhirët e arit, ashtu që shkrepin një herë me armë dhe me të ikur nga aty ia marrin nga xhepi i setrës shumën prej 7.000 Euro”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime të pandehurit E.Xh., dhe K.Xh., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Grabitja, nga neni 317 lidhur me prg.4, 3 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzës ndër tjera ceket se i pandehuri K.Xh., me datë të pacaktuar e deri më dt.23.02.2024, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët në Kosovë, me nr. 05/L022, ka mbajtur armën e llojit AK-47.
Me këto veprime i pandehuri K.Xh., ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë./Arbresh.info
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...