Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Orges Zhugollin, i akuzuar për vrasjen në Gllamnik të Podujevës. Kurse, për caktimin e dënimit, do të mbahet një seancë e veçantë.
I akuzuari Orges Zhugolli, ngarkohet se më 12 shtator 2023 në Gllamnik të Podujevës, kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.Zh për shkak të një konflikti që kishin pasur në komunikacion, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Për pikën e parë të dispozitivit të aktakuzës, kryetari i trupit gjykues, Ertan Sejfulla tha se Zhugolli shpallet fajtor, ndërsa për pikën e dytë u lirua nga akuza, pasi nuk është provuar se ka kryer veprën penale.
“Pas vlerësimit të shkresave të lëndës, trupi gjykues ka ardhur në përfundim se i akuzuari është fajtor për veprën penale “Vrasje”, ndërsa për pikën e dytë (armëmbajtje pa leje” është liruar nga akuza pasi nuk është gjetë thika”, tha gjykatësi Sejfulla.
Ai shtoi se trupi gjykues ka vendosur për mbajtjen e seancës për caktimin e dënimit, e cila do të mbahet më 30 maj, pas të cilës do të shpallet vendimi mbi dënimin.
Ndërkaq, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më 12 shtator 2023 afër marketit “Melis”, që gjendet në fshatin Gllamnik të Podujevës, i pandehuri Orges Zhugolli kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.Zh., për shkak të një konflikti që kanë pasur në komunikacion.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim