Dy profesorë: britaniku Angus Dalgleish dhe norvegjezi Birger Sørensen kanë publikuar përfundimet e një studimi, të përpiluar në 22 faqe, mbi orgjinën e koronavirusit.
Për gati 1 vit, Dalgleish dhe Sørensen kanë studiuar origjinën e virusit dhe kanë arritur në përfundimin se ai nuk ka asnjë paraardhës natyral.
Studimi është publikuar në prestigjozen “Daily Mail” dhe rrëfen se si gjithçka nisi nga një përpjekje e shkencëtarëve kinezë për të krijuar një koronavirus më ngjitës dhe për të parë se si ai do të sillej te njerëzit.
“Ata e krijuan virusin në një laborator në Wuhan. Më pas u përpoqën të fshihnin gjurmët për të treguar se Covid-19 erdhi nga lakuriqët e natës”, shkruhet në studim.
Sipas dy kërkuesve, studimi kinez i Wuhanit ka zgjatur gati 5 vjet dhe madje ka marrë edhe një ndihmë prej 600 mijë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara. Ndihma u ndërpre gjatë presidencës së Barack Obamës. Dy shkencëtarët thonë se gjatë përpjekjeve për krijimin e vaksinës kundër Covid panë se virusi kishte modifikime që nuk mund të ishin natyrore. Sars-Cov 2 kishte në përbërje një sërë aminoacidesh artificiale./ts/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...