Një variant i ri koronavirusit, i quajtur Pango, është zbuluar në Afrikën Jugore.
Sipas shkencëtarëve, ai ndryshon nga të gjitha variantet e njohura deri me tani, transmeton portal arbresh.info
Ky variant është zbuluar së pari në maj të këtij viti dhe evoluoi nga C.1, një nga mutacionet që dominoi valën e parë të infeksionit SARS-CoV-2 në Afrikën e Jugut, dhe u zbulua për herë të fundit në janar 2021. C.1.2 që atëherë është zbuluar në shumicën e provincave në Afrikën e Jugut dhe në shtatë vende të tjera në Afrikë, Europë, Azi dhe Oqeani.
Shkencëtarët nga Instituti Afrikano -Jugor i Sëmundjeve Infektive thonë se ky variant mund të jetë më shqetësuesi deri me tani, pasi është rezistend ndaj vaksinave.
Hulumtimi është ende në pritje të një shqyrtimi të plotë.
Studimi gjeti një rritje të vazhdueshme të numrit të gjenomeve C.1.2 në Afrikën e Jugut në baza mujore, duke u rritur nga 0.2% e gjenomit në maj në 1.6% në qershor dhe më pas në 2% në korrik, e ngjashme me rritjen me ato ekzistuese llojet beta dhe delta.
Shkencëtart kanë theksuar se nevoiten analiza të mëtejshme për të kuptuar ndikimin e saktë të mutacioneve në mënyrë që të përcaktohet nëse ky variant i ri ka një avantazh konkurrues mbi variantin delta./arbresh.info/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...