Një koncert special do të transmetohet LIVE online për të mbështetur punëtorët në linjën e parë të frontin në luftën kundër koronavirusit.
The One World: Together At Home ( Një Botë: Së bashku në shtëpi) do të shfaq më shumë se 100 artisë duke përfshirë Rolling Stones dhe Billie Eilish, të gjithë do të përformojnë nga shtëpitë e tyre.
Ngjarja globale që zgjat 8 orë do të drejtohet nga lëvizja Global Citizen dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Ky koncert është në bashkëpunim edhe me yllin e muzikës Lady Gaga, shkruan arbresh.info
“Ne mund të jemi larg njëri-tjetrit momentalisht, por bashkimi nuk ka qenë asnjëherë më i rëndësishëm,” thuhet në një komunikatë nga Global Citizen.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe yje televizive amerikane si Stephen Colbert, Jimmy Kimmel dhe Jimmy Fallon të cilët edhe do të jenë nikoqirët që do të mirëpresin yjet e muzikës botërore si Adam Lambert, Andra Day, Angèle, Anitta, Annie Lennox, Becky G, Ben Platt, Billy Ray Cyrus, Black Coffee, Bridget Moynahan, Burna Boy, Cassper Nyovest, Charlie Puth, Christine and the Queens, Common, Connie Britton, Danai Gurira, Delta Goodrem, Don Cheadle, Eason Chan, Ellie Goulding, Erin Richards, FINNEAS, Heidi Klum, Hozier, Hussain Al Jassmi, Jack Black, Jacky Cheung, Jack Johnson, Jameela Jamil, James McAvoy, Jason Segel, Jennifer Hudson, Jess Glynne, Jessie J, Jessie Reyez, John Legend, Juanes, Kesha, Lady Antebellum, Lang Lang, Leslie Odom Jr., Lewis Hamilton, Liam Payne, Lili Reinhart, Lilly Singh, Lindsey Vonn, Lisa Mishra, Lola Lennox, Luis Fonsi, Maren Morris, Matt Bomer, Megan Rapinoe, Michael Bublé, Milky Chance, Naomi Osaka, Natti Natasha, Niall Horan, Nomzamo Mbatha, P.K. Subban, Picture This, Rita Ora, Samuel L Jackson, Sarah Jessica Parker, Sebastián Yatra, Sheryl Crow, Sho Madjozi, SOFI TUKKER, SuperM, The Killers, Tim Gunn, Vishal Mishra and Zucchero.
Shikuesit nga e gjithë bota do të jenë në gjendje të shikojnë ngjarjen në dy mënyra:
Një transmetim i drejtpërdrejtë online do të jetë në dispozicion nga ora 18:00 GMT deri në 00:00 GMT (E Diel)
Mënyra tjetër në TV do të transmetohet në mes 00: 00-02: 00 GMT (E Diel)
Në këtë ngjarje gjithashtu do të shpalosen edhe ngjarje të bazuara në jetën reale të infermierëve dhe doktorëve që janë duke luftuar kundër koronavirusit./arbresh.info/
Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Ko...
A mund të ndikojë rezultati i zgjedhjeve në SHBA në Ballkan?
Hamasi do ta mbajë të fshehtë identitetin e liderit të ri pë...
Shkëlqeu me Granadan këtë fundjavë, Uzuni në formacionin e j...
Policia jep detaje për aksidentin tragjik ku humbën jetën dy...
Pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, si ndodh...