Elena Pavlevska, infermierja e cila punon me pacientët e infektuar me COVID-19, thotë se virusi është jashtë çdo kontrolli dhe nuk zgjedh moshë.
Në një postim në Facebook, ajo kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë masat, të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjejnë mundësi për t’u vaksinuar.
“Ndjej përgjegjësi morale dhe profesionale t’ju drejtohem dhe t’ju tregoj si është puna e personelit mjekësor në kovid-qendrat në këtë periudhë – ju lutemi të gjithë zotrave të mos vdesin pacientët. Bëjmë gjithçka, japim shumë nga vetja – thjesht virusi është jashtë çdo kontrolli dhe nuk zgjedh mosh. Qëndroni në shtëpi, mbani maskë dhe shikoni të vaksinoheni disi. Të gjithë jemi kategori në rrezik. Ju shikoni numrat në rrjetet sociale, ne i shohim personat dhe familjet që qajnë, të atyre numrave. Dhe nuk ka person mjaftueshëm të fuqishëm për t’u ballafaquar me të gjithë këtë”, shkruan Pavlevska./arbresh.info/
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një ‘sulm të ri mas...
Moti në Shqipëri me reshje shiu intensive, erë dhe dëborë