Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19, me ç’rast ka shkuar edhe në vetizolim.
Kastrati përmes një shkrimi në facebook ka thënë se javën që shkoi ai ka takuar një koleg të tij nga Prishtina, për të cilin thotë se dy ditë më parë ka rezultuar pozitiv me Covid-19
“Në momentin që e kam kuptuar që ai ka bërë testin jam vetizoluar, ndërsa dje jam paraqitur për të bërë testin. Sot jam informuar që testi ka dalur pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë por do të qëndroj i vetizoluar sipas rekomandimeve të IKShPK-së”, ka shkruar ai në facebook, shkruan arbresh.info.
Ai poashtu ka njoftuar se do t’i dorëzojë gjitha kontaktet që ka pasur në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ndërsa sa i përket punëve në Komunën e Kamenicës ai ka thënë se do të vazhdojnë me intensitetin e njëjtë.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë të Kamenicës,
Javën e kaluar kam pasur kontakt me një koleg nga Prishtina. Para dy ditësh kolegu ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Në momentin që e kam kuptuar që ai ka bërë testin jam vetizoluar, ndërsa dje jam paraqitur për të bërë testin.
Sot jam informuar që testi ka dalur pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë por do të qëndroj i vetizoluar sipas rekomandimeve të IKShPK-së. Do t’i dorëzoj të gjitha kontaktet e mia pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, por ju lus të gjithëve që jemi takuar ditëve të fundit të vetizoloheni për disa ditë dhe të lajmëroheni nëse keni simptome.
Punët në Komunën e Kamenicës do të vazhdojnë me intensitetin e njejtë, dhe unë do të vazhdoj të punoj nga shtëpia./arbresh.info
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...