Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka rënditur variantin “Mu” të koronavirusit, si variant me interes.
Zyrtarët shëndetësorë thonë se janë duke i ndjekur nga afër zhvillimet e këtij lloji, ndërsa vendi i vetëm në Ballkan ku është shfaqur ky variant është Greqia, tranmseton portal arbresh.info
Që nga data 2 shtator janë raportuar gjashtë raste me koronavirus të variantit “Mu”.
Sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë (EODI), rastet u zbuluan në aeroportin ndërkombëtar në Athinë, në rajonet e Argolis, Attica dhe Achaia.
Ministri kroat: Varianti delta i koronavirusit shumë më agresiv
Dr George Delclos, profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik UTHealth, shpjegoi se klasifikohet si një variant me interes, sepse ka disa karakteristika që duhen monitoruar.
“Në SHBA, varianti “Mu” nuk është ende në lojë, sepse për momentin atje është duke qarkulluar variant Delta, i raportuar fillimisht në Indi”, tha ai.
Sipas profesorit të epidemiologjisë, varianti “Mu” nuk është aq shqetësues, sepse Delta është më e përhapur dhe ende nuk dihet se sa ngjitës mund të jetë vartianti i zbuluar në Greqi.
Megjithatë, shumë studime kanë theksuar se varianti “Mu” mund të jetë shqetësues, sepse besohet që është rezistent ndaj vaksinave./arbresh.info/
MSH rekomandon masa mbrojtëse për punëtorët gjatë temperatur...
Kreta në flakë – Mijëra banorë dhe turistë të evakuuar...
29 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, Ministria e...
Granit Xhaka shpreh ngushëllime për Jotan dhe vëllaun e tij
Theo Francken: Belgjika mbështet praninë e Atasheut të Mbroj...
Ushtarët nga Shqipëria dhe Maqedonia trajnohen për kontroll ...