Turqia të shtunën raportoi gjashtë rastet e para të variantit të ri Omicron të koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca konfirmoi rastet gjatë bisedimeve për buxhetin në parlament, duke thënë se rastet janë raportuar në Stamboll dhe provincën perëndimore të Izmirit.
“Ata janë pacientë ambulatorë që nuk kanë asnjë problem dhe janë me simptoma jashtëzakonisht të lehta”, tha ai, duke shtuar se të infektuarit nuk janë shtruar në spital.
Koca nuk dha detaje të tjera se si janë infektuar pacientët.
Shkencëtarët afrikano-jugorë njoftuan më 24 nëntor zbulimin e variantit të ri, i cili ka disa mutacione.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se varianti Omicron, të cilin e kishte shpallur si një “variant shqetësues”, është zbuluar në 57 vende deri më tani, ndërsa nga ajo ditë, më shumë vende kanë regjistruar raste të këtij lloji të virusit./AA/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...