Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk arriti të miratojë rendin e ditës për seancën e 34, për shkak që Kuvendi nuk mund të sigurojë kuorum.
Tre deputetë të shumicës paralamentare kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Në sallën e Kuvendit sot ishin prezent vetëm 59 deputetë.
“Tre deputetëve u është ndaluar të merrnin pjesë në seancë sepse janë infektuar me koronavirus. Dy prej tyre kanë marrë vendim për izolim, sepse janë pozitivë me Covid-19, ndërsa deputeti i tretë, i cili ka simptoma, pret rezultatet, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, duke shtuar se për shkak të gjendjes shëndetësore të deputetëve sot nuk mund të përcaktojë agjendën, transmeton alsat.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër