Departamenti i Transfuzionit të gjakut po kërkon ndihmën e qytetarëve.
Kjo pasi që gjendja në QKKTGJ është kritike sa i përket rezervave të gjakut, transmeton portali arbresh.info.
Prandaj për shkak të kërkesave të mjaftueshme të atyre që kanë nevojë për gjak, po kërkohen vullnetarë që t’u dalin në ndihmë.
“Kërkesë Urgjente!
“Në këtë kohë pandemie ndihet mungesa e gjakut si kurrë më parë, për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe numrit të pamjaftueshëm me dozat e gjakut.
“Ju lutemi, për hirë të të sëmuarëve që kanë nevojë për gjak të vini të dhuroni gjak në QKKTGJ. Gjendja në QKKTGJ është kritike me rezervat e gjakut!
“Të gjitha masat mbrojtëse janë ndërmarrë sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe IKSHPK-së. Terminin e dhurimit të gjakut mund ta bëni në Facebook- Transfuzioni i Gjakut”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...