Kryetarja e Komunës së Tetovës dhe nënkryetare e BDI-së, Teuta Arifi, në një intervistë për Alsat ka folur në lidhje me situatën me pandeminë e Covid-19 dhe zgjedhjet e parakohshme Kuvendare.
Ajo tha se BDI është gati për zgjedhje, por shtoi se rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive dhe shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm.
“Pozicioni i BDI është se ne jemi në favor të zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundur. Natyrisht, kjo varet jo vetëm nga vullneti ynë dhe nga gatishmëria jonë për të zhvilluar zgjedhje, për shembull menjëherë pas gjendjes së jashtëzakonshme, por edhe nga mënyra se si do të reagojnë autoritetet dhe institucionet kompetente që monitorojnë situatën shëndetësore”.
“Pra, për ne si entitet politik, shëndeti i qytetarëve tanë është para së gjithash dhe më i rëndësishmi për ne. Ndërkohë, ne si parti politike jemi të interesuar të vazhdojmë dhe të përfundojmë procesin e përgatitjes për zgjedhjet”, tha Teuta Arifi.
Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme u planifikuan për më 12 prill, por u anuluan për shkak të situatës me coronavirusin.
Çështja e zgjedhjeve pritet të diskutohet në takimin e liderëve, që do të mbahet më 12 maj (e hënë) në vilën e presidentit Stevo Pendarovski.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic