Google ADS

Studimi zbulon efektivitetin e vaksinës kineze kundër Omicron

08:50 | 2 Janar 2022
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të kryer me 101 pjesëmarrë në Republikën Domenikane, vaksina kundër Covid e prodhuar në Kinë, Sinovac, ka efekt më të madh më variantin Omicron sesa në variantet tjera.

Studimi është kryer nga studiues nga Universiteti Yale, Ministria e Shëndetësisë e Republikës Domenikane dhe institucione të tjera, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info

Vaksina Sinovax me dy doza, së bashku me vaksinën Pfizer, prodhoi një përgjigje antitrupash të ngjashme me atë të vaksinës mRNA me dy doza, tha studimi.

Nivelet e antitrupave kundër Omicron ishin 6.3 herë më të ulta në krahasim me variantet tjera të koronavirusit dhe 2.7 herë më të ulta në krahasim me variantin Delta.

Një nga autorët e studimit, Akiko Iwasaki, shkroi në Twitter se marrësit e vaksinës Sinovac mund të kenë nevojë për dy doza shtesë për të arritur nivelin e nevojshëm mbrojtës ndaj Omicron.

Gjatë javës së kaluar, një studim tjetër nga Hing Kong tha se deri në tre doza të vaksinës Sinovac nuk japin përgjigjje të mjaftueshme ndaj antitrupave kundër Omicron dhe se ajo duhet të përforcohet me vaksinën Pfizer për të arritur nivelin e duhur mbrojtës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale