Studimi i ri mbi Covid: Probleme me zemrën mund të shfaqen edhe pas 1 viti

01:51 | 11 Tetor 2021

Sipas hulumtimit të fundit, sëmundjet e zemrës mund të shfaqen edhe pas fazave fillestare të infeksionit me Covid.

Gjegjësisht, edhe ata që janë infektuar dhe nuk janë shtruar në spital, mund të përjetojnë sëmundje të zemrës dhe mpiksje të gjakut edhe pas një viti pas infeksionit, shkruan Bloomberg, transmeton portal arbresh.info

Studiuesit përdorën informacione nga Departamenti i Çështjeve të Veteranëve të Shteteve të Bashkuara (VA) dhe analizuan të dhënat nga 151,195 persona të infektuar me Covid-19.

Hulumtimet tregojnë se pas 30 ditëve të para të infeksionit, njerëzit me covid janë në rrezik të shtuar për sëmundje kardiovaskulare, e cila përfshin disa kategori, duke përfshirë dizritminë, perikarditin, miokarditin, dështimin e zemrës dhe tromboembolizmin.

“Rreziqet ishin të dukshme në mesin e atyre që nuk u shtruan në spital gjatë fazës akute të infeksionit dhe u rritën gradualisht sipas mjediseve të kujdesit akut të infeksionit (pa shtrim, shtrim në spital, kujdes intensiv),” thuhet në studim.

Studimi ka gjetur se ekziston një rrezik i konsiderueshëm për sëmundje të mundshme kardiovaskulare edhe një vit pas infektimit me koronavirus.

Studiuesit theksojnë se njerëzit që kanë kaluar koronavirusin duhet të monitorojnë shëndetin kardiovaskular./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara