Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për ndryshim të kufizimeve në këtë vend si pasojë e pandemisë COVID-19.
Kjo Ambasadë thekson se personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova do t’iu kërkohet të hyjnë 10 ditë në karantinë, pasi që nuk pranohen testet PCR nga vendet që s’janë pjesë e zonës Schengen.
“Personave që hyjneë neë Slloveni nga Kosova, për shkak të mundsisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do t’ju kërkohet të qëndrojneë në karantinë për një periudhë prej dhjetë (10) ditësh. Po ashtu, ndër të tjera, sipas ndryshimeve të fundit! Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-seë ose që nuk janë pjesë të Zonës Schengen nuk pranohen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Gjatë ditës, Qeveria e Sllovenisë ka publikuar një Dekret për përcaktimin e kushteve për hyrje në këtë vend me qëllim të menaxhimit dhe kontrollit të sëmundjes infektive COVID-19./arbresh.info/
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...