Komiteti i ekspertëve duke parë situatën në rajon vendosi që çdo qytetar që vjen nga Greqia dhe Maqedonia do të rrijë në karantinë dy javë.
“Ka filluar të ndihet dhe efekti i vaksinimit, por në rajon situata është ndryshe, në Maqedoni dhe Greqi është shtuar numri i rasteve dhe jetëve të humbura. Sfida e Komitetit është përmirësimi i indikatorëve që të propozojmë masa. Mosrespektimi i masave në fushatë mund të ndikojë në rritje, po ashtu edhe pashkët, që kanë lëvizje të shtuar të njerëzve”.
“Duke pasur situatën tonë, mendojmë që nga nesër qëndrim në karantinë dy javë për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia. Nxënësit e viti të parë dhe të dytë që kanë qene ne mësim online, mund të fillojnë mësimin në klasë. Shifrat e përmirësuara tregojnë se drita po duket, kemi ende rrugë . Subjektet politike të tregohen të përgjegjshme”, tha Rakacolli.
Anëtarët e Komitetit thanë se në përgjithësi situata paraqitet nën kontroll në vend, përveç disa qyteteve ku është shqetësuese rritja e rasteve./telegrafi/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...