Ka shkuar mbi 793 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 1 mijë e 714 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 793 mijë e 228.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 49,53 milionë, me 149.457 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,12 milionë raste të konfirmuara dhe 74.911 të vdekur.
Në SHBA deri më tani rreth 237 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, 200,4 milionë dozën e dytë dhe 48,8 milionë kanë marrë 3 doza./tch/
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...