Shkencëtarët: Të infektuarit me koronavirus mund të kenë probleme me ereksionin

14:25 | 10 Dhjetor 2020

Gjatë një interviste të fundit me televizionin amerikan NBC, specialistja e sëmundjeve infektive Dana Grayson tha se ka gjithnjë e më shumë prova që sugjerojnë se koronavirusi mund të shkaktojë vështirësi në ereksion për një periudhë afatgjatë.

“Ne e dimë se ky virus shkakton probleme në sistemin vaskular. Pra, kjo është diçka që është vërtet shqetësuese – jo vetëm që ky virus është vdekjeprurës, por gjithashtu mund të shkaktojë probleme afatgjata me sistemin vaskular, probleme që mund të zgjasin për një jetë të tërë”, tha ajo, transmeton portal arbresh.info

Studimi italian që adreson shëndetin seksual dhe riprodhues të meshkujve në prag të shpërthimit të covid-19, botuar në korrik, tregoi se problemet me ereksionin janë një tjetër faktor i rrezikshëm për pneunomi pas infeksionit Covid-19.

Vaksinën kundër COVID-19 do ta marrin edhe ata që e kanë kaluar koronavirusin

Kjo ndodh pasi pneumonia përfshin të njejtat probleme që shpresh shoqërohet me problemet seksuale, si probleme të frymëmarrjes, inflamacion, probleme hormonale, stres, ankth, depresion dhe mosfunksionim të endotelit

Problemet me ereksion ndodh kur qarkullimi i gjakut në penis është i kufizuar. Shkaqet e këtij çrregullimi mund të jenë komplekse dhe të ndryshme, si fiziologjikisht dhe psikologjikisht.

Faktorë të ndryshëm që ndikojnë në sistemin kardiovaskular, nervor dhe endokrin mund të shkaktojnë ose kontribuojnë në problemet e ereksionit, dhe një nga faktorët e rrezikut që bie në sy tek pacientët me koronavirus është dëmtimi i sistemit venoz dhe të frymëmarrjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara