Në një kohë kur autoritetet shëndetësore japin alarmin për përkeqësimin e situatës nga qarkullimi i variantit “Delta”, nuk e përjashtojnë shtrëngimin e masave anticovid.
Kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli ndër të tjera cilëson shqetësues faktin se ka pacientë me moshe të re te shtruar në Infektiv.
MIRA RAKACOLLI
KOMITETI TEKNIK I EKPERTEVE
Situata ka pasur një tendencë përkeqësuese që ka ardhur nga qarkullimi masiv i variantit delta. Java e fundit e ka treguar këtë tendencë. Është shtuar edhe numri i të shtruarve në spital. Nëse do të ketë përkeqësime të tjera epidemiologjike, masat do të shkojnë në përputhje me situatën. Është ulur mosha e të shtruarve në spital kemi edhe pacientë 20 vjecar.
Aktualisht në spitalin Covid 1 janë të shtruar 100 pacientë, ndërsa struktura Covid 3 është gati me 165 shtretër.
Duhet te mbushen kapacitetet e Covid 1 e pastaj kalojme tek Covid 3. Kemi gati Covid 3 me 165 shtretër dhe të plotësuar në staf, duhet të jetë gati në cdo moment. Pas 3 do te kemi në skenar hapje të Covid4.
Rakacolli thekson se është rritur interesi i të rinjve për t’u vaksinuar. Pak ditë më parë Komiteti Teknik vendosi me detyrim vaksinimin e studentëve, në të kundërt nuk do të futen në auditore ose do të detyrohen të kryejnë testin aticovid në mënyrë të vazhdueshme./vizionplus/
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...