Shtetas të huaj u dyndën të enjten drejt Serbisë pas përhapjes së fjalëve se ky vend po mundësonte vaksinime falas për të huajt, duke përdorur dozat e tepërta të “AstraZeneca”.
Arman Galiçiç ishte mes atyre që udhëtuan 600 km nga kryeqyteti i Bosnjës, Sarajevë, deri në Beograd për një injektim.
“Një shok më dërgoi një mesazh, që thoshte se kishte ardhur papritur këtu dhe se ishte pranuar dhe vaksinuar. ky informacion u përhap në Sarajevë njësoj si coronavirusi”, thotë Arman Galiçiç, shtetas boshnjak.
Shumica e atyre që i janë drejtuar qendrës së vaksinimit në Beograd janë nga vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Por ka edhe nga ata që kanë udhëtuar nga jashtë Ballkanit. Mjeku psikiatër Daniel Bindernagel, nga Gjermania, deklaroi se ishte përpjekur të vaksinohej në vendin e tij dhe Zvicër, por nuk kishte arritur. Ndaj i është drejtuar Serbisë.
“Jam përpjekur të vaksinohem në Zvicër dhe Gjermani, por pa sukses. Mund ta kuptoj që është pjesë e strategjisë së vaksinimit, por tani që u vaksinova në Serbi ndihem mirë”, shprehet Daniel Bindernagel, shtetas gjerman.
Serbia, me një popullsi prej rreth 7 milionë banorë, ka kuotën e dytë më të lartë të vaksinimeve në Evropë pas Britanisë, pasi ka injektuar mbi 2.1 milionë doza.
Vendi aktualisht po përdor vaksina të “Pfizer/BioNTech” dhe “AstraZeneca”, por ka urdhëruar miliona të tjera nga Kina dhe Rusia./EuronewsAlbania
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen