Kryeministri teknik Oliver Spasovski, informon se Qeveria në seancën e sotme ka sjellë vendim në lidhje me orën policore gjatë festës së 1 majit dhe fundjavës së ardhshme.
Siç thotë ai, ora policore më 1, 2 dhe 3 maj do të fillojë nga ora 14:00 dhe do të zgjasë deri në 05:00 të ditës së ardhshme.
“Në seancën e sotme sollëm vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në gjithë territorin e shtetit gjatë festave të 1 majit”.
“Më 1,2 dhe 3 maj (e premte, e shtunë dhe e diel) do të lejohet lëvizja prej 05:00 deri 14:00. Ndalesa për lëvizje do të nisë në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri 05:00 të ditës së ardhshme”, ka shkruar Spasovski, njofton telegrafi maqedoni.
Ai shton se të gjitha masat tjera të Qeverisë në lidhje me parandalimin e Covid-19 mbeten në fuqi.
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA
Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...