Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka theksuar që do të respektohet edhe nëse merret një vendim i tillë.
Megjithatë sipas tij, Prishtina duhet të trajtohet pak më ndryshe nga komunat e tjera, pasi nuk është komunë e vogël.
“Edhe gjatë vikendit, ne jemi marrë me rritjen enorme të rasteve me COVID-19 në vend. Prishtina, është kategorizuar si qendër me rritjen më të madhe të rasteve të tilla dhe kemi qenë thuajse të karantinuar”, është shprehur Pacolli në Edicionin Special në Klan Kosova.
“Me këtë rast, edhe sot ka vazhduar një konsultim bashkë me Qeverinë, me dikasteret e saj dhe me IKSHPK-në. Por ne si komunë e Prishtinës, nuk jemi dakord dhe nuk mund të pranojmë që Prishtina të trajtohet njëjtë me komunat e vogla. Po flasim për numrin e të infektuarve”.
“Ne i bëjmë dikun rreth 12 mijë teste në komunë për COVID-19 dhe momentalisht, sa unë kam informata sot kemi pasë rreth 8466 raste aktive. Ne kemi shprehur rezervën si komunë, pra që nuk do të duhej të trajtohej kryeqendra e Kosovës me të njëjtin tretman me komunat e vogla, të cilat si rasti i Fushë Kosovës që është në zonën e gjelbërt, kur pjesa dërrmuese frekuentojnë Prishtinën”.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...