Procesi i vaksinimit kundër koronavirusit ka nisur edhe në qytetin e Durrësit.
Të gjithë personat që do të vaksinohen do të paraqiten pranë pallatit të sportit “Ramazan Njala”, i cili është përshtatur si ambient për të pritur personat që do të marrin dozën e parë të vaksinës Pfizer.
Paraditen e sotme, janë vaksinuar të moshuarit e parë mbi moshën 80 vjeç ndërsa i pranishëm është edhe kryeministri Rama. Ndërkohë, vijon procesi i vaksinimit në Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Shkodër.
Kujtojmë se ditën e djeshme, mbërritën 15 210 vaksinat e kompanisë amerikane Pfizer. Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se në prill do të mbërrijnë edhe 30 mijë doza të tjera nga Pfizer./TCH
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic