IKSHPK ka konfirmuar të hënën 195 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. 6 prej këtyre rasteve ishin nga komuna e Deçanit. Kjo komunë kishte disa javë pa asnjë rast të vetëm, ndërsa prej fillimit të pandemisë kishte vetëm 3 raste.
Njëri prej tre rasteve ishte prej të karantinuarve në Qendrën e Studentëve, e cila përdorej si karantinë 14 ditore për mërgimtarët.
Ndërkohë 3 rastet e kaluara ishin shëruar të gjithë.
Komuna e Deçanit ishte njëra prej komunave me më së paku raste në Kosovë.
IKSHPK bën thirrje që të respektohen rekomandimet. Mbajtja e distancës dhe maskës është një prej kushteve kryesore që ndikon në mos shpërndarjen e virusit./zyrtare/
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...