Komuniteti amerikan i inteligjencës ka pranuar dje se ka dy teori rreth origjinës së Covid-19. Megjithatë, është edhe teoria e tretë.
Sikurse thuhet, agjencia beson se koronavirusi u shfaq natyrëshëm, nga kontakti njerëzor me kafshët, ndërsa së fundmi është pranuar se koronavirusi mund të ketë dalë aksidentalisht nga laboratori, transmeton portali arbresh.info
“Komuniteti amerikan i inteligjencës nuk e di saktësisht se ku, kur dhe si u transmetua fillimisht virusi Covid-19, por ai është bashkuar rreth dy skenarëve të mundshëm,” thotë zyra e drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës.
Ndërsa besohet se ende nuk ka informacion të mjaftueshëm për të të qenë në gjendje të bëjnë një vlerësim edhe mbi një skenar tjetër të mundshëm.
Deklarata nuk specifikoi se cilat nga 17 agjencitë që përbëjnë komunitetin amerikan të inteligjencës besojnë se virusi ka origjinën nga kafshët e infektuara dhe të cilat besojnë në teorinë e një aksidenti në laborator, raporton Reuters.
Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetit dje të kryejë fazën e dytë të hetimit të saj mbi origjinën e koronavirusit dhe t’u sigurojë ekspertëve të pavarur qasje të plotë në të dhënat origjinale dhe mostrat në Kinë.
Presidenti Joe Biden u kërkoi agjencive të inteligjencës amerikane të “dyfishojnë përpjekjet e tyre” në hetimin për origjinën e Covid-19 dhe të bëjnë presion mbi Kinën për të bashkëpunuar.
Kina ka mohuar në mënyrë të përsëritur se laboratori është përgjegjës dhe tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera po përpiqen të largojnë vëmendjen nga dështimi i tyre në luftën kundër pandemisë dhe të “fajësojnë Kinën”./arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...