Oda e Hotelerisë thotë se Ministria e Shëndetësisë është zotuar të përfillë kërkesat e tyre në lidhje me masat kundër COVID19.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva sot ka mbajtur takim me kryetarët e njësive rajonale.
“Ishte një takim i frytshëm me ç’rast u diskutua dhe u bë një analizë rreth gjendjes dhe masave aktuale kundër Covid-19. U potencua fakti se janë marrë zotime nga U.D e M.SH që vendimet e radhës të cilat do të dalin nga MSH do të jenë në përputhshmëri me kërkesat e përfaqësuesve të OHTK-së, prandaj nëse kjo nuk ndodh atëherë anëtarët e OHTK- së janë të gatshëm për reagime”, thuhet në njoftimin e odës.
Kërkesat e tyre ishin që nga java e ardhshme duhet të bëhet rishqyrtimi i masave, dhe të hiqet ora policore, të zgjatet orari i punës, dhe të lejohen ahengjet me numër të caktuar të personave.
Sogojeva ditë më parë ka deklaruar se ahengjet duhet të fillojnë të mbahen, por që duhet të ketë kontrolle, ndërsa mos të lejohen të hyjnë brenda të pavaksinuarit./arbresh.info/
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...