Në 24 orët e fundit në botë janë regjistruar rreth 214.000 raste të reja të të infektuarve me Covid-19, ashtu që numri i tërësishëm sot është 20,16 milion, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Deri tani nga Covid-19 kanë vdekur 737.417 njerëz në botë, 4.835 vetëm në 24 orët e fundit.
Numri më i madh i rasteve të konfirmuara ende është në Amerikën Veriore dhe atë Jugore, 10.799.062, prej të cilëve 101.230 janë të sapoinfektuar në 24 orët e fundit.
Deri tani në Evropë janë konfirmuar 3.641.603 të infektuar dhe 217.716 raste të vdekjes, ndërsa 2.757.822 të infektuar dhe 55.564 viktima në Azinë Juglindore.
SHBA ende është në epërsi sipas numrit të rasteve të konfirmuara – 19,5.039,709, pas së cilës vijon Brazili me 3.057.470 të infektuar, India me 2.329.638, Rusia me 902,701, Afrika Jugore me 566.109, Meksika me 485.836, Peruja me 483.133, Kolumbia me 397.623, Kili me 376.616 dhe Irani me 331.129 të infektuar.
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...