Rritja e numrit të infekturave dhe viktimave e ka detyruar Hungarinë që të marrë disa masa të tjera shtesë. Një prej masave të fundit kufizuese është ndalimi i hyrjes në vend i qytetareve nga disa vende, sidomos ato të Ballkanit.
Duke nisur nga dita e mërkurë e javës që vjen shtetasit nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria nuk do të mund të hyjnë në Hungari
Ndërsa hungarezët që kthehen nga vendet e listës së verdhë dhe listës së kuqe, do të jenë të detyruar të bëjnë kontrolle dhe të qëndrojnë në karantinë për dy javë, janë apo nuk janë të infektuar me Covid-19.
Ky kusht vlen edhe për shtetasit e huaj që janë pjesë e listës së verdhe, kryesisht gjermanet, francezet dhe shtetasit e vendeve nordike.
Hungaria deri më tani ka regjistruar 4.234 persona të infektuar me COVID-19 dhe 595 viktima./lajme.al/
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...