Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski sot tha se nga coroanvirusi janë prekur të gjithë qytetarët, pavarësisht etnise dhe se shtyrja e regjistrimit është për shkak të gjendje së keqe epidemiologjike.
“Unë nuk mendoj se në Maqedoni nga coronavirusi janë prekur vetëm maqedonasit ose vetëm shqiptarët, turqit ose serbët. Të prekur për fat të keq janë të gjithë dhe gjendje epidemiologjike është e keqe dhe kjo ishte arsyeja pse OBRM-PDUKM me muaj kërkonte shtyrjen e regjistrimit”, tha Nikollovski.
Ai sqaroi se sipas vlerësimeve të gjendjes epidemiologjike në vend, vetëm si rezultat i regjistrimit do të kishte rreth 50 mijë të infektuar në muajin prill dhe ky numër, siç thotë ai, është i madh.
Ai tha se shtyrja e regjistrimit mbron shëndetin e qytetarëve dhe popullatën.
“Në një gjendje të tillë epidemiologjike unë e thash se potenciali vetëm nga regjistrimi është 50 mijë raste të reja shtesë gjatë muajit prill”, tha Nikolloski./Telegrafi/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...