Nga dita e hënë, sektorit të gastronomisë në Kosovë do t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme, por me kusht që klientët të posedojnë dëshmi se janë të vaksinuar, test negativ apo serologjik.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë për bizneset që shkelin masat antiCOVID-19.
Gastronomia deri më sot është lejuar të punojnë vetëm në ambiente të hapura.
Sipas vendimit të fundit të Qeverisë institucionet shtetërore dhe institucionet private detyrohen të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë qendrat tregtare, Call center, Gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë.
Shkollat dhe çerdhet do të hapen nga e hëna, aktivitetet sportive mund të kenë prani të shikuesve deri 10 për qind të kapaciteteve në ambientet e brendshme, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen.
Prej 13 marsit 2020, deri më 26 shtator 2021, Kosova ka regjistruar 159.870 raste me COVID-19, prej tyre 152.758 janë shëruar, 4.176 raste janë aktive, ndërsa 2.936 kanë vdekur. Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë./arbresh.info/
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...