Në fillim të vitit të ri shkollor në izolim janë disa paralele në Veles, Shtip, Prilep dhe Shkupi për shkak të nxënësve që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus. Në izolim është edhe një klasë në një shkollë fillore në Shkup, ndërsa raste me coronavirs janë paraqitur edhe në shkollat e mesme të Shkupit.
Një klasë në Prilep prej sot është në izolim për shkak se një nxënës ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Në izolim janë edhe pesë mësues që kanë pasur kontakt me të.
Në shkollat e Shtipit gjithashtu ka rast pozitiv, ndërsa dy nxënës në gjimnazin e Velesit dy klasa janë vendosur në izolim për shkak të kontaktit.
Sipas ministrit Filipçe, shkollat për momentin nuk paraqesin rrezik të përhapjes së coronavirusit./Telegrafi/
Drogë në bodrumin e një banese në Mitrovicë, pronari në kërk...
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...