Në Serbi qytetarët e rajonit mund të hyjnë edhe pa testin PCR

16:00 | 14 Janar 2021

Që nga sot, qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë dhe Malit të Zi nuk kanë nevojë për test negativ të PCR për të hyrë në Serbi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia Kufitare e BeH-së mori një njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, në të cilën thuhet se udhëzimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 14 janar.

Udhëzimi i ri përcakton se një test negativ PCR jo më i vjetër se 48 orë është i domosdoshëm për personat nga vendet me situatë të pafavorshme epidemiologjike, përveç Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë dhe Malit të Zi.

Informacioni mbi kushtet tjera të hyrjes në Serbi mund të merret vetëm nga autoritetet kompetente të shteteve në fjalë, konstatoi Policia Kufitare e BeH-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara