Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë ditës së djeshme janë administruar gjithsej 3,475 doza vaksine, nga të cilat 917 janë dhënë si doza e parë, 2,509 janë rivaksinuar dhe 49 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.
Nga MSH thonë se deri në 18 tetor, gjithsej 799,762 qytetarë janë vaksinuar me një dozë, prej të cilëve 763,031 kanë marrë dy doza, ndërsa 1,197 qytetarë morën dozën e tretë.
“54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Mbulimi me vaksinim me një dozë është 47% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza 45% e qytetarëve mbi 18 vjeç”.
“Sipas numrit të vaksinave të administruara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 35% e popullsisë kanë marrë dy doza vaksine”, thonë nga MSH./Telegrafi/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...