Në Kaliforni gjendet variant i ri më i rrezikshëm i COVID-19

01:15 | 25 Shkurt 2021

Një variant më ngjitës dhe më i rrezikshëm i koronavirusit të ri (COVID-19) është zbuluar në shtetin amerikan të Kalifornisë, tregoi një studim në SHBA.

Studimi është kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, i cili ka zbuluar variantin e ri të COVID-19 pas hulumtimeve të kryera në 2.172 mostra nga 44 rajone të shtetit në periudhën 1 shtator 2020-29 janar 2021.

Varianti i ri, i emëruar si “B.1.427/B.1.429” ose “20C/L452R” ka shfaqur një model mutacioni të ndryshëm nga variantet e COVID-19 që për herë të parë u shfaqën në Britani dhe Amerikën e Jugut, thuhet në studim.

Një nga autorët e studimit, profesori i Mjekësisë Laboratorike në Universitetin e Kalifornisë, Dr. Charles Chiu, ka thënë për Fox News se është i shqetësuar nga gjetjet.

“Megjithatë, unë nuk bëj panik tani. Kemi nevojë për bërë hetime të mëtejshme mbi të”, është shprehur Chiu.

Siç raportohet, rezultati i hulumtimit, ekzaminimi paraprak i të cilit po vazhdon nga zyrtarët e shëndetit publik në San Francisko, do të publikohet në ditët në vijim.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins që përpilon të dhënat mbi koronavirusin, Kalifornia është shteti më i prekur nga pandemia në vend me më shumë se 3,54 milionë raste dhe afro 50 mijë viktima./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara