Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar se ka ndërruar jetë një paciente nga komuna e Shtimes, si pasojë Covid-19.
Në njoftim thuhet se pacientja krahas infeksionit me Covid-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike, shkruan arbresh.info.
“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje (25. 04. 2020) në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja F.G. (1947), nga komuna e Shtimes.
Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive në QKUK.
Sipas njoftimit nga Klinika Infektive kjo është vdekja e 15 në QKUK nga Covid-19 dhe e njëzeta (20) në nivel vendi nga kjo sëmundje./arbresh.info
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?