Fëmijët nuk mund të bëjnë në shkollë shaka me koronavirusin. Në të kundërt rrezikojnë pezullimin nga shkolla dhe dërgimin në shtëpi. “Daily Mail” shkruan se në Britaninë e Madhe u është dhënë një udhëzim i qartë prindërve se fëmijët që do të bëjnë shaka me simptomat e Covid do ta pësojnë rëndë.
Kjo për shkak se shaka të tilla mund të shkaktojnë konfuzion te fëmijët e tjerë në kushtet kur nuk mund të ruhet distanca sociale.
“Sjelljet e mëposhtme mund të çojnë në përjashtim me afat të caktuar: kollitje, teshtitje të qëllimshme ose me qëllim të keq; komente ose deklarata me humor, të papërshtatshme në lidhje me koronavirusin; kontakt fizik i qëllimshëm me një person tjetër; dështimi i përsëritur për të ndjekur udhëzimet brenda një afati kohor” – thuhet në rregullore. Mësuesit do të paralajmërojnë fëmijët se mund të “përjashtohen” nëse “me dashje injoron ose refuzon të ndjekë udhëzimet në lidhje me rregullat e higjienës dhe distancës shoqërore”./lapsi/
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...