Mjekja e familjes Blerta Qinami ka shpjeguar ecurinë e pandemisë Covid-19 në vendin tonë dhe trajtimi që po u bëhet qytetarëve.
Sipas saj, mjeku i familjes është një hallkë e rëndësishme në luftën kundër virusit.
“Fillimisht ju falenderoj për ftesën dhe ju përgëzoj që keni gjetur pak kohë për ti kushtuar edhe mjekëve të familjes. Në gjykimin tim, mjekët e familjes janë një nga hallkat më të rëndësishme të këtij zinxhiri, për të mirëmenaxhuar situatën e pandemisë Covid-19.
Mjeku i familjes është në kontakt të përditshëm me çdo pacientët. Jemi në kontakt të përditshëm me pacientët kronikë, rrallë kemi pacientë që mund të vijnë për emergjenca. Por në Covid-19, roli ynë është një rol kyç”, u shpreh mjekja e familjes Blerta Qinami në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News.
Sipas doktoreshës, që prej marsit 2020, mjekët e familjes janë udhëzuar “për të menaxhuar çdo pacient, i cili është i dyshuar për Covid-19 apo i konfirmuar për Covid-19”.
Kujtojmë se, ditën e sotme u regjistrua një numër rekord infektimesh ditore, plot 711 raste të reja, shifra më e lartë që nga nisja e pandemisë.
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...