As koronavirusi nuk arriti të mposhte dashurinë për më shumë se 60 vite, të dy të moshuarve në Britaninë e Madhe.
Gillian England, 88 vjeç dhe bashkëshorti i saj 91-vjeçar Micheal, kaluan tre javë në spital pasi iu shfaqën simptoma të COVID-19. Bëhet e ditur që gjendja shëndetësore e çiftit nisi të rikuperohej dhe ata tashmë do ta vazhdojnë trajtimin nga shtëpia. Sipas mjekëve, forca e tyre për përballimin e sëmundjes, buronte nga dashuria që kishin për njëri-tjetrin. Pasi kanë lënë pas krahëve sëmundjen, familjarët dhe vetë çifti kanë falenderuar mjekët dhe infermierët që u kujdesën për ta.
“Falenderoj stafin mjekësor që u kujdes për mua dhe bashkëshortin. Jam vërtet e lumtur që arritëm të shërohem”, tha Gillian./tch/
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...